75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 01 Maj 2022 / AR

Deklarohet Policia për plagosjen te Liqeni i Badovcit

Plagosja në fshatin Mramor të Prishtinës, te Liqeni i Badovcit, është konfirmuar për Indeksonline edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Siç njofton ai, dy personat e plagosur janë dërguar në QKUK për të marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 15:30, është pranuar informacioni për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Suteskë të fshatit Mramorë të komunës së Prishtinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur  në të dhënat e para,  janë ngritur dyshimet se dy persona, kanë marrë plagë nga arma zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për  sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, thotë Borovci.

Por, sipas burimeve të Indeksonline, një zyrtar policor ka shtënë mbi dy persona që ndodheshin në një motoçikletë.