Deklarohet Policia për zjarrin në Drenas

Nuk ka të lënduar si pasojë e zjarrit në një shtëpi në Drenas.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Shaban Shala në Drenas. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, u shpreh ajo.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes: