21:52 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / AR

Deklarohet Presidenca, a u bojkotua organizimi i “Ditës së Çlirimit” nga QUINT?

Nga Presidenca e Kosovës janë deklaruar pas raportimeve se të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it e kanë bojkotuar organizimin e krerëve të shtetit me rastin e 24-vjetorit të çlirimit.

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidencës ka thënë se nuk ka pasur bojkot të askujt në këtë pritje dhe se të gjitha vendet e QUINT-it kishin përfaqësitë e tyre.

Ai u shpreh se disa vende janë përfaqësuar me ambasadorë e disa të tjera me zv/ambasadorë.

“Në këtë ceremoni nuk ka pasur bojkot të askujt. Në të kanë marrë pjesë  ambasadorë të disa shteteve evropiane dhe aziatike, komandanti i KFOR-it, teksa përfaqësi të tjera diplomatike janë përfaqësuar nga zv.ambasadorë. Të gjitha shtetet e QUINT-it i kanë pasur përfaqësuesit e tyre në ceremoni”, tha Kupina./Indeksonline/