75 Mall Live Search
16:52 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / AR

Deklarohet prokurori i rastit për sulmin ndaj të moshuarës në Pejë

Prokurori i rastit, Dorjan Juniku është deklaruar në lidhje me sulmin ndaj të moshuarës në qendrën e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftoj se pas pranimit të informacioneve lidhur me ngjarjen që ka ndodhur sot në Pejë, nga kryeprokurori Agim Kurmehaj, jemi angazhuar dy prokurorë ashtu që pas marrjes së autorizimit kemi vazhduar me të gjitha veprimet ligjore ashtu që në mënyrë intensive dhe efikase e të shpejtë së bashku me njesite relevante policore kemi arritur që ti arrestojmë dy të dyshuarat A.P dhe A.R me dyshimin se kanë kryer vepër penale të sulmit…

Nuk do të thotë që nuk do të zgjerohemi edhe te subjektet tjera që mund te jenë involvuar në rast. Te dyshuarat po intervistohen tash në stacionin policor në Pejë”, tha ai para mediave./Indeksonline/