13:33 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Deklarohet Thaçi pas takimit me Erdoganin: Do ta fuqizojmë më tej partneritetin strategjik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar fuqizim të partneritetit me Turqinë, të cilin e ka quajtur strategjik.

Përmes një shkrimi në Twitter, ai e ka quajtur frytdhënëse bisedën me homologun e tij, Recep Tayip Erdogan.

“Mirënjohës presidentit Erdogan për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën frytdhënëse rreth të gjitha çështjeve të interest reciprok, përfshirë bashkëpunimin dypalësh, çështjet rajonale si dhe globale. Shtetet tona gëzojnë raporte miqësore dhe do ta fuqizojnë më tej partneritetin strategjik”, ka shkruar ai në Twitter.