75 Mall Live Search
20:21 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / AR

Deklarohet Zemaj pas mbledhjes së Kryesisë: LDK-ja po rikthehet fuqishëm në zgjedhjet lokale

Pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, është deklaruar anëtari i kësaj kryesie, Armend Zemaj.

Ai tregoi se çfarë u diskutua në atë takim, si dhe konfirmoi se morën pëlqimin e kryetarit dhe të kryesisë disa kandidatë për kryetar të komunave, shkruan Indeksonline.

Zemaj theksoi se ka besim të plotë që LDK-ja do të jetë e fuqishme në zgjedhjet lokale.

“Në ditët e radhës për asamble vlerësimi për disa komuna për funksionimin e tyre, avancimin dmth të gjitha këto u debatuan. Ishte një numër i të nominuarve për kryetar të komunave që morën përkrahjen e kryesisë, kryesia dhe kryetari do të dalin me deklaratë të plotë.

Shumica e kryetarëve vetëm u rikandiduan. Organizimi nëpër degë, përgatitja e forumit të gruas, të rinisë, raportuan grupet punuese. Janë nxjerrë edhe vlerësimet për rezultatet në këtë degë. Grupet punuese paraqiten të gjitha të gjeturat dhe rezultatet. Ka besim të plotë që LDK do të jetë shumë e fuqishme në zgjedhjet lokale”./Indeksonline/