75 Mall Live Search
18:16 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / A. M.

Deklaroi se Covidi kalohet me duhan/ Flet sërish psikologia: Kolegët më dhanë të drejtë, por…

Mjekja psikiatre Alma Hasalami pak kohë më parë deklaroi se Covid-19 nuk është virus, por myk.

Pas një konstatimi të tillë ajo ka deklaruar gjithashtu se duke qenë i tillë mund të kalohet me duhan.

Ndërkohë ditën e sotme ajo ka rrëfyer se pas deklaratës i kanë shkruar shumë kolegë duke i dhënë të drejtë, por e kanë këshilluar të mos flasë për të mirën e saj.

“Kam takuar këto dy javë më shumë njerëz që e kanë kaluar se ata që nuk e kanë kaluar Covid. Për ç’arsye do të duan ta bëjnë vaksinën. Në rast se nuk është me detyrim, nuk ka asgjë për mua. Megjithatë, janë të qarta gjërat që e gjitha kjo mund të jetë krijuar për rrënimin ekonomik. Pasi kam shprehur mendimin tim hapur. Më kanë shkruar shumë kolegë dhe më kanë thënë: Ti ke shumë të drejtë por mos fol për të mirën tënde. Po ta marrim nga ekspertiza mjeko-ligjore, OBSH ka dhënë shumë udhëzime,” tha ajo.