75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / k.v

Deklaruan rrejshëm që u aksidentuan, policia nis hetimet ndaj dy personave

Të mërkurën në kryeqytet është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore. Njësia e trafikut të kryeqytetit menjëherë ka nisë hetim për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjatë hetimeve është konstatuar që në momentin e aksidentit personat e dyshuar nuk ndodheshin në veturë dhe deklarimet e tyre ishin të pavërteta e të qëllimshme për të manipuluar rrethanat e aksidentit.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe me udhëzim të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rast penal për veprën “Deklarim i rremë”./IndeksOnline/