Dekreti i presidentes/ Haxhiu kërkon nga Gjykata Kushtetuese të jetë vigjilente dhe profesionale
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shprëndarjen e kuvendit, ka qenë befasues dhe i ngutshëm.
Ndërsa i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të jetë vigjilente dhe ta trajtojë kërë çështje me profesionalizëm.
“Situatë të ngjashme dhe vitin e kaluar. Tashti e nisëm mirë e mbarë dhe doli dekreti. Thërras Gjykatën Kushtetuese, pa u kuptuar kjo si ndërhyrje , që duhet të jetë vigjilente, që ta trajtojë këtë çështje me profesionalizëm. Thërras të gjithë ta lënë gjykatën ta bëjë punën e saj. Se mund të vihet në presion. Është e rëndësishme që kuvendi të vazhdojë punën. S’kam pasur informacione si kryetare për dekretin. Nuk e kuptoj këtë çasje, por tani po presim”, tha ai./Indeksonline/

