16:44 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Dekreti i ri i Conte-s zbraz Romën

Në Itali ka hyrë në fuqi dekreti i ri i Këshillit të Ministrave për të mbyllur çdo aktivitet dhe shërbim jo të domosdoshëm dhe efekti i tij është ndjerë menjëherë në shumë qytete.

Në fotogalerinë e mësipërme mund të shohim “shkretëtirën” në rrugët e Romës, e cila në këtë stinë duhet të ishte destinacioni kryesor për miliona turistë. Në rrugët e kryeqytetit italian ka pllakosur heshtja dhe njerëzit numërohen me gishtat e dorës.

Me dekretin e ri të qeverisë Conti, që do të jetë në fuqi deri më 25 mars do të qëndrojnë të hapura vetëm marketet, farmacitë, pikat e karburantit, hidraulikët, “tabaccino-t”.