75 Mall Live Search
16:45 / E Hënë, 15 Mars 2021 / AR

Dekreti i Thaçit për ambasadë në Izrael, nuk e specifikoi Jeruzalemin

Indeksonline ka siguruar dekretin, ku ish-presidenti, Hashim Thaçi ka nënshkruar hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael, me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Dekreti me numër 155/2020, i datës 27 tetor 2020 nuk e specifikon hapjen e kësaj Ambasade në Jeruzalem, por vetëm në “shtetin e Izraelit”.

Kosova dje hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jeruzalem, vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit më 1 shkurt 2021.

Kosova është vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që hapi misionin e saj diplomatik në Jeruzalem./Indeksonline/