75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 11 Nëntor 2025 / MSH

Dekretohen 20 gjyqtarë të rinj

Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë të rinj, nga të cilët 10 janë femra dhe 10 meshkuj, me mandat fillestar prej tre vitesh.

Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë së betimit, presidentja Osmani theksoi rëndësinë e integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës, duke nënvizuar se gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët.

“Gjatë ceremonisë së betimit para presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.

Pas ceremonisë, ata u pritën në një takim nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës, ku janë uruar për dekretimin dhe janë inkurajuar të punojnë me përkushtim në kryerjen e detyrave të tyre” thuhet në njoftimin e KGJK-së.

Gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës.