Del biseda e Leonora Jakupit me Valdrin Sahitin, pas “Prime” … (Foto)
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka marrë vëmendje të madhe mbrëmë, pas një përballjeje verbale me banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Dolcen, shkruan IndeksOnline.
Gjatë diskutimit, Leonora nuk u kursye në replika, duke i thënë Dolces se “më shpejt i nxë ajo meshkujt sesa atë gjumi”, një deklaratë që u prit me duartrokitje dhe reagime të forta nga publiku.
Debati nuk u ndal me kaq, pasi Leonora e ka vazhduar diskutimin rreth kësaj çështjeje edhe jashtë Prime-it, këtë herë në bisedë me dizajnerin e njohur Valdrin Sahiti.


