Del çudia tjetër – Trupi i Maradonës mund të zhvarroset e të shfaqet në muze!

Pasi disa njerëz u fotografuan me trupin e pajetë të legjendës së futbollit argjentinas, Diego Maradona, tan mund të ndodhë çudia tjetër.
Trupi i pajetë i Maradonës mund të zhvarroset të balsamoset dhe të shfaqet në muze, shkruan IndkesOnline
Thuhet se këtë gjë ta ketë thënë vetë, Maradona para vdekjes, tregon ish-avokati i tij, Matias Morla.
“Pas një analize të thellë, dua të shfaq dëshirën që pas vdekjes time, trupi im të balsamoset dhe të shfaqet në një muze, i rrethuar nga maksimumi i trofeve që kam fituar, gjëra personale dhe kujtimet e mija më të dashura”.
“Aty, personat që më kanë dashur mund të shikojnë trupin tim dhe unë të jetojë në përjetësi në kujtimet e tyre të bukura”, thuhet në letrën e lënë nga Maradona te avokati i tij.
Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare muajin e kaluar, ku nuk arriti t’i bënte ballë një sulmi në zemër.