22:28 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Del dikush që e “rrah” Bayernin, Kovaq s’po knaqë!

Bayern Munchen e ka pësuar disfatën e parë në Bundesliga. Skuadra bavareze është mposhtur nga Hertha e Berlinit me rezultat 2-0.

Vendasit kanë shënuar dy gola në pjesën e parë për t’i treguar Bayernit se nuk e ka aq të lehtë sivjet triumfin në Bundesliga.

Ibisevic dhe Duda shënuan dy golat për Herthën.

Ky zhgënjim vije për Bayernin vetëm tre ditë pasi barazuan në terrenin vendas me Augsburgun.

Trajneri Kovaq pritet të përballet me kritika në mediat gjermane./Indeksonline/