11:59 / E Diele, 17 Janar 2021 / OSH

Del foto e babit të Rron Gjinovcit me Hashim Thaçin pak ditë pasi ai tha “Kush e voton Hashim Thaçin ose është i çmendur ose i poshtër”

Pak ditë më parë në T7, analisti i njohur, Rron Gjinovci, i quajti të çmendur ose të poshtër atë që e kanë votuar Hashim Thaçin.

“Kush e voton Hashim Thaçin ose është i çmendur ose i poshtër”, ishte shprehur Gjinovci, transmeton Indeksonline.

Megjithatë një nga votuesit e Hashim Thaçit po del të jetë edhe babai i Rron Gjinovcit.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet babai i analistit përkrah ish-presidentit të Kosovës dhe Sami Lushtakut.

Deklarata e Gjinovcit kundër votuesve të presidentit, Hashim Thaçi ka bërë shumë jehonë dhe është kritikuar për ofendimin që i është bërë një pjese të popullit të Kosovës. /Indeksonline/