75 Mall Live Search
13:37 / E Enjte, 20 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Del fotografia e parë e Loredanës me barkun e fryrë, pranë saj Mozzik

Për një kohë të gjatë e fshehën lajmin se do të bëheshin prindër.

Mirëpo, me të ardhur vajza e tyre, të cilën epagëzuan me emrin Hana, çifti i famshëm shqiptar, Mozzik dhe Loredana po ‘pushtojnë’ rrjetet sociale me fotografi nga më të ndryshmet, shkruan Indeksonline.

Derisa Loredana për nëntë muaj nuk e shfaqi asnjëherë barkun e fryrë, tani ajo ka vendosur të tregoi se si është dukur gjatë shtatzënisë.

Pranë të dashurit të saj Mozzikut dhe me barkune fryrë, Loredana duket krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.

Ndryshe, Hana vajza e tyre, tashmë ka edhe llogari në rrjetin social Instagram, ku numëron afr 147 mijë ndjekës./Indeksonline/