Del fotoja e parë, Dortmundit i vjen supertransferi

Në Gjermani ka arritur sot pasardhësi i Erling Haaland te Borusia Dortmundi.
Sebastian Haller do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të prezantohet si transfer i skuadrës së madhe gjermane.
Sulmuesi i Ajaxit do t’i kushtojë 35 milionë euro Dortmundit.
Haller ka shkëlqyer në Holandë dhe Ligën e Kampionëve me Ajaxin duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave të mëdha evropiane./Indeksonline/