Del i rremë alarmi për bombë në Universitetin e Prishtinës

Ka rezultuar i rrejshëm alarmi për bombë në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, tha ajo.