12:30 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Del në ankand koleksioni më i madh i uiskit në botë, për 10.5 milionë dollarë

Koleksioni më i madh në botë i uiskit skocez do të dalë së shpejti në ankand. Pritet që koleksioni të shitet për një shumë marramendëse prej 10.5 milion dollarë.

“Koleksioni i përsosur” u grumbullua nga i ndjeri Richard Gooding, një koleksionist amerikan nga Koloradoja.

Sipas shtëpisë së ankandit “Whisky Auctioneer”, Goodingu kaloi dekada të tëra në ndjekje të koleksionimit të pijeve të përsosura. Ai udhëtoi rregullisht në Skoci për të grumbulluar shishe speciale në ankande dhe distileri.

Koleksioni përbëhet nga më shumë se 3.900 shishe dhe do të shitet në ankand vitin e ardhshëm. Disa prej shisheve janë vlerësuar individualisht me një vlerë më shumë se 1.6 milionë dollarë.

Koleksioni përfshin shishe të rralla dhe të çmuara të Macallan, Bowmore dhe Springbank, si edhe pije nga distileri që tashti janë mbyllur si “Stromness Distillery” dhe “Dallas Dhu”.