75 Mall Live Search
16:56 / E Enjte, 15 Janar 2026 / Gj Sh

Del në ankand makina Ferrari e 1997, ishte drejtuar nga Michael Schumacher

Vitet ’90 janë ndoshta dekada e fundit e pavarësisë teknike. Skuderitë kishin një identitet të fortë dhe repartet ishin qendra kërkimesh e zhvillimi autonome. Dhe kjo ishte përpara viteve 2000 kur imponimi i rregullave dhe limiteve në tavanin buxhetor i dhanë fund një periudhe eksperimentimi dhe kreativiteti të paharrueshëm.

Një prej shembujve më fitues të atyre sezoneve do të dalë në ankand.

E drejtuar nga Michael Schumacher

Shtëpia e njohur e ankandeve RM Sotheby’s do të ofrojë Ferrari F310. E pajisur me një motor 3.0 litra V10 me 730 kuaj/fuqi, kjo makinë e bëri debutimin e saj në Çmimin e Madh të Belgjikës në Botërorin e Formula 1 të 1997 duke u përdorur nga Michael Schumacher në kualifikuese, me gjermanin që më pas kaloi në një telajo tjetër. Por gjatë garës, shiu ishta kaq i fortë sa gjermani u kthye të përdorë telajon më të vjetër. Në garën pasardhëse në Itali, kjo makinë iu dha Eddie Irvine që e mbylli atë në vendin e 8. Paraqitja e fundit e këtij modeli ishte në Cmimin e Madh të Austrisë ku u përplas me Alesi

Xhiro nëpër botë

E tërhequr nga garat, ky model u shit nga Ferrari në 1999 te një grup të apasionuarish në fillim në Gjermani dhe më pas në SHBA. Në 2014, kjo makinë u shfaq në Audrain Auto Museum të Neëport në Rhode Island, ndërsa shfaqja e fundit e Ferrarit F310 ka qenë në 2019 në Goodëood Festival of Speed. Makina është certifikuar nga Ferrari Classiche në janar të 2007 dhe është fruar së bashku me ‘Red Book’. Shifra bazë e ankandit për këtë makinë varion nga 5.5 në 7.5 milionë euro