Del në shitje autobiografia e Harryt, njerëzit në radhë për ta blerë që nga mesnata

Që nga e marta, vepra e Harrit me titull “Spare” është zyrtarisht e disponueshme në dyqane. Disa librari në Londër u hapën që në mesnatë për të përmbushur kërkesat e larta të pritura.
Sipas Sky News, një grup njerëzish po prisnin jashtë dyerve të librarisë WHSMith në stacionin Victoria të Londrës për të marrë një kopje të librit.
Ata ishin të rrethuar nga një turmë fotografësh, kameramanësh dhe reporterësh, shkruan Indeksonline.
Waterstones dhe Amazon përgjysmuan çmimin për tregun britanik nga 28 në 14 paund përpara publikimit.

Duka i Sussex-it thuhet se ka marrë një pagesë paraprake prej 20 milionë eurosh për biografinë, të cilën ai e shkroi bashkë me shkrimtarin fantazmë JR Moehringer. Ai ka bërë të ditur se do të dhurojë një pjesë të të ardhurave.
Sipas librit, Duka i Sussex ka dhuruar tashmë 1.5 milionë dollarë (1.4 milionë euro) për organizatën që ai bashkëthemeloi, Sentebale, e cila mbështet fëmijët me AIDS dhe jetimët e SIDA-s në Afrikën jugore./Indeksonline/
Staff unpack copies of Prince Harry’s memoirs “Spare” at midnight in the WHSmith store at Victoria Station in London, England. "Spare" is #1 in the Amazon bestseller chart and one of the biggest pre-order titles.
— Getty Images (@GettyImages) January 10, 2023
More #GettyFootage 🎥@fatlittlebuddha ➡️ https://t.co/HB92ozDx92 pic.twitter.com/N4EYtAaAiO