09:04 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Del në shitje ishulli me far dhe dy shtëpi

Një ishull i pabanuar me dy shtëpi shumë të bukura dhe një far ka dalë në shitje për vetëm 75 000 euro. Rathlin O Birne, në bregun verior të Irlandës, ka një pamje fantastike nga Oqeani Atlantik dhe mund të bëhet i juaji në çdo moment nëse e keni këtë shumë parash.

Banesat kanë 6 dhoma gjumi dhe 2 tualete secila, të ndërtuara në periudhën 1847-1856.

Fari është tërësisht funksional, por kontrollohet nga Komisionerët Irlandezë të Dritave.

Por, ata që duan ta blejnë janë të paralajmëruar se nuk ka shërbime në ishull dhe mund të shkohet atje ose të largohet nga atje vetëm me barkë.