11:56 / E Martë, 29 Gusht 2023 / L K

Del në shitje qyteti australian i braktisur 70 vite më parë

Qyteti i largët Cossack, i vendosur në brigjet e Australisë, ka dalë në shitje.

Njëherë e një kohë, shumë njerëz jetonin dhe punonin në këtë qytet në industrinë e perlave, por me kalimin e kohës popullsia u zhvendos në qytete më të mëdha. Një industri e bazuar në mbledhjen e perlave filloi në Kozak në vitet 1880, dhe deri në vitin 1895 kishte 57 anije në të cilat punonin më shumë se një mijë njerëz.

Megjithatë, qyteti u braktis 70 vjet më parë dhe tani ka vetëm dy banorë, Rhys Osterlund dhe partnerja e tij Shannon Erwin, të cilët drejtojnë një kafene. Qyteti është në pronësi të qeverisë, e cila ka vendosur ta shesë atë. Është një vend i regjistruar si trashëgimi shtetërore, sipërfaqja e tij është 22.2 hektarë, ka 12 ndërtesa të mbrojtura, dhe aty pranë ndodhet edhe ishulli Jarman.

Qeveria nuk e ka shpallur publikisht çmimin, por përparësi kanë ata që duan të blejnë qytetin dhe fokusohen në zhvillimin e turizmit, akomodimit, kampingut, kafeneve dhe galerive. Synimi është rimëkëmbja e qytetit si dhe sigurimi i ruajtjes afatgjatë dhe menaxhimit të tij në të ardhmen.

Ofertat pranohen deri më 20 nëntor./abcnews.al