11:28 / E Premte, 11 Janar 2019 / indeksADMonline

Del në shitje shtëpia e Jennifer Lopez me një çmim marramendës

Shtëpia luksoze e Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj, Alex Rodriguez  ka dalur në shitje.

Çifti i njohur kanë më pak se një vit që kur e blen apartamentin në qytetin e Nju Jorkut, ndërsa tani kanë vendosur që ta shesin me një çmim prej 17. 5 milionë dollarësh, shkruan Indeksonline.

Lopez dhe Rodriguez kishin shpenzuar rreth 15.3 milionë dollarë për shtëpinë e tyre e cila përfshin tri dhoma gjumi dhe katër banjo, pishina dhe pamje të mrekullueshme të qytetit.

Arsyeja pse çifti i fuqishëm të cilët janë në lidhje që nga marsi i vitit të kaluar kanë vendosur ta shesin shtëpinë për shkak se ajo ka një hapësirë të vogël për ta dhe fëmijët e tyre. /Indeksonline/