75 Mall Live Search
09:47 / E Martë, 14 Nëntor 2023 / AR

Del në shitje shtëpia përrallore e Halle Berry, ka çmim të lartë

Aktorja dhe regjisorja Halle Berry, e njohur nga filmat si “Catwoman”, “Monster’s Ball” dhe “X-Men”, i kalon fundjavat në Malibu që nga viti 2004.

Ajo është rritur në Ohajo, dhe i pëlqen uji i kripur, ndërsa për ‘Wall Street Journal” tha se gjithmonë e ka dashur detin, transmeton Indeksonline.

“Shtëpia ime është në një plazh, por është në fund të një rrugëdaljeje dhe është private. Këtu nuk ka turma”, tha ajo.

Fituesja e çmimit ‘Oscar’ bleu këtë pronë në të njëjtin vit që lujati ‘Catwoman’. Berry pagoi 8.5 milionë dollarë për këtë shtëpi dhe jetoi plotësisht atje për një vit, por pas kësaj ajo e përdori shtëpinë vetëm për fundjavë.

Ja ku Halle Berry ka kaluar fundjavat e saj për 19 vitet e fundit: shtëpinë e saj në plazh në Malibu, Kaliforni. 

Shtëpia moderne ka 472 metra katrorë, e cila është e ndarë në tre dhoma gjumi, pesë banja dhe dhoma të tjera.

Pas gati dy dekadash pronësie nga Berry, tani është në shitje për 18 milionë dollarë mund të shihet një pamje e jashtëzakonshme përmes dritareve nga dyshemeja deri në tavan dhe pothuajse 20 metra plazh privat me rërë./Indeksonline/

Çfarë pamjeje: Kjo është pamja nga galeria në shtëpinë e dikurshme të fundjavës së Halle Berry.
Nga ana e rrugës, shtëpia në Koloninë Malibu Cove duket moderne, por jo veçanërisht spektakolare.