75 Mall Live Search
12:51 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Del nga karantina pas 14 ditësh vajza e këshilltares së Pacollit: S’kishim të njofshëm, as librezë partie që të dalim më herët!

Ish-zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi ka njoftuar se sot ka përfunduar karantinimin në konvikt vajza e saj, Vanesa.

Vuniqi që njihet edhe si këshilltare e bashkëpuntërore e afërt e Behxhet Pacollit ka thënë se vajza e saj mbajti dy javë të plota në karantinë ngase nuk pati librezë partia e as të njofshëm.

“Vanesa ime sot doli nga karantinimi 14 ditor në Qendrën e Studentëve . Ditë shumë e lumtur për mua sot si nënë, por në të njejtën kohë nuk munda të mos ndjejë dhimbje për studentin 26 vjeçar jeta e të cilit u shua tragjikisht mu në këtë qendër, i ndjeri nuk arriti dot as ti përqafoj prindërit dhe familjen e tij.

Vajza ime u kthye në shtëpi pas plot 14 ditë qëndrimi në këtë qendër, ashtu siç ishte rregulli i karantinimit, ajo nuk pati as njerëz të njofshëm që ta nxjerrin para kohe e as librezë partiake të pushtetit.
E falenderoj përzemërsisht gjithë stafin brenda qendrës së studentëve që u kujdesën për të gjatë gjithë kësaj kohe.
Uroj që sa më shpejt ta tejkalojmë këtë gjendje pandemie dhe politike dhe ti kthehemi jetës normale me një mendje dhe trup të shëndoshë” shkruan Rejhan Vuniqi në njoftim./Indeksonline/