17:59 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Del nga morgu, trupi i Florencit arrin nesër në Shqipëri

Trupi i Florenc Beqirajt i cili humbi jetën në rrethana të paqarta në një burg në Marsejë të Francës është nisur për në Shqipëri.

Autoritetet lokale e kategorizuan si vetëvrasje, por ka mjaft rrethana të cilat familjarët i bëjnë të hedhin dyshime të forta se në të vërtetë bëhet fjalë për një vrasje.

Trupi i pajetë i Florencit është nisur me një agjenci funerale shqiptare dhe pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri.

Kanë qenë të afërm të të riut, ndër ta edhe babai i tij, Gëzim Beqiri, të cilët kanë bërë të mundur marrjen e trupit.

Lamtumira, Florencit do t’i jepet në qytetin e lindjes, Shkodër, gjatë ditës së premte ku pritet të mbahet edhe ceremonia mortore.