75 Mall Live Search
17:21 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Del nga pista e ndahet në dysh aeroplani që po shkonte nga Izmiri në Stamboll, lëndohen disa persona

Një aeroplan që i përkiste kompanisë Pegasus Airlines ka dalë nga pista në aeroportin ‘Sabina Gokcen’ në Turqi. Aeroplani shpëtheu duke u ndarë në dysh, kësisoj disa persona pësuan lëndime.

Sipas informacioneve të para thuhet se aeroplani ishte nisur nga Izmiri për në Stamboll, transmeton Indeksonline.

Në këtë aeroplan ishin 177 pasagjerë dhe gjashtë ekuipazhe të cilët janë larguar nga pista. Sipas raportimeve të mediave turke thuhet se zjarri që kaploi aeroplanin pas ndalimit tashmë është shuar, por që aeroporti është mbyllur përkohësisht për fluturime.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Transportit u njoftua se nuk ka viktima dhe se Prokuroria tashmë ka nisur një hetim për këtë ngjarje./Indeksonline/


https://www.ahaber.com.tr/video/gundem-videolari/son-dakika-istanbul-sabiha-gokcen-havalimaninda-ucak-pistten-cikti-ilk-goruntuler-video