14:35 / E Mërkurë, 16 Qershor 2021 / C E

Del nga rruga dhe bën një tejkalim të rrezikshëm nga ana e djathtë

Vazhdojnë raportimet në Indeksonline për shkeljet që po bëhen në komunikacion nga shoferët.

Në një video të dërguar nga lexuesit shihet një veturë “Dacia” e cila bën tejkalim nga ana e djathtë.

Ai del jashtë rrugës për të tejkaluar një kamion në rrugën Klinë – Gjakovë.

Kujtojmë se policia ka shqiptuar dhjetëra dënime nga raportimet e qytetarëve në Indeksonline. /IndeksOnline/

VIDEO