75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 30 Shtator 2023 / Gj. Sh

Del para Gjykatës serbi i arrestuar për krime lufte!

Është duke u mbajtur seanca fillestare për serbin e arrestuar në Prizren nën dyshimin për krime lufte.

Ndaj tij pritet të merret caktimi i masës së paraburgimit, raporton Indeksonline.

Ndërsa Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njofton se pas një pune intensive hetimore të Policës së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është  arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’,  vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.