75 Mall Live Search
11:44 / E Enjte, 29 Prill 2021 / Blerim

Del para gjyqit ish-futbollisti i Kombëtares së Gjermanisë, shpërndau video pornografike!

Ish-lojtari i njohur gjerman, Christoph Metzelder sot (e enjte) doli para gjyqit për shpërndarjen e videove pornografike me fëmijë (adoleshentë) në WahtsApp.

Metzelder që dikur luante për Real Madridin është i akuzuar për shpërndarjen e videove pornografike të paligshme të të miturve, shkruan IndeksOnline

Prokurorët thonë se finalisti i Kupës së Botës 2002, kishte 29 video pornografike të cilat i shpërndau në WahtsApp me tre gra.

40-vjeçari mund të dënohet nga 3 muaj deri në 5 vite burg.

Kujtojmë që ai u tërhoq nga futbolli gjatë vitit 2014./IndeksOnline/