Del për të hedhur plehrat, shtypet nga divani që hodhën nga dritarja
Del për të hedhur plehrat poshtë shtëpisë, por goditet nga një divan. 30-vjeçarja skoceze Edita Butkeviciut, nga Aberdeeen, ishte poshtë shtëpisë së saj, pranë një koshi plehrash, kur një divan i madh i ra sipër, pasi dikush e hodhi nga dritarja e katit të dytë.
E reja përfundoi në spital me fraktura të shumta, por fatmirësisht e gjallë.
Ishte i fejuari i saj ai që dha alarmin, pasi dëgjoi një zhurmë të çuditshme nëpërmjet telefonit, në momentin e ngjarjes, kur po fliste me Editën.

Vajza duhet të dilte për drekë atë 7 dhjetor, por para kësaj kishte vendosur që të hidhte plehrash, dhe pikërisht në atë moment fqinjët hodhën një divan nga dritarja.
Për mbi një orë askush nuk u bë i gjallë dhe Edita qëndroi në tokë, pa pasur mundësi që të lëvizte.

E reja u dërgua në spital, ku ju nënshtrua një sërë ndërhyrjesh kirurgjikale, ndërkohë që pësoi frakturë në këmbë dhe duar dhe në vertebër, si dhe duhet të operohet disa herë të tjera.
Ndërkohë si i dyshuar për ngjarjen u denoncua një djalë 31 vjeç dhe një tjetër 26 vjeç, të cilët janë edhe personat që hodhën divanin nga dritarja, duke i rënë shkurt.