16:34 / E Shtunë, 16 Shtator 2023 / MSH

Del produkti me emrin e Luiz Ejllit

Influenca e Luiz Ejllit nuk po ka kufi.

Artisti shkodran është duke influencuar shumë të gjitha moshat, si për nga stili i flokëve, i veshjes, e kështu me radhë.

Ai ka korrur sukses të madh me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Albania VIP 2” dhe jo vetëm.

Tani, përveç se po mbush sallat e koncerteve, Luizi është duke u shfaqur edhe në produkte.

Vet Luizi ka publikuar fotografi të një bonboni me të cilin shoqëronte kafën, ku në të shkruan “Luiz Ejlli lind, nuk bëhesh”.

“Nuk më pelqen sepse i kanë vendosur datë skadence” ka shkruar Luizi në fotografi.