75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Del raporti mjekësor i Mbappes, Verratit e Kurzawas

Para pak çastesh klubi i Paris SG ka publikuar raportin mjekësor të futbollistëve si Mbappe, Verrati e Kurzawa, që të tre të lënduar.

Kështu, të tre futbollistët janë në dyshim për ndeshjen e 12 gushtit në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës, shkruan IndeksOnline.

Raporti thekson se Mbappe është afër rimëkëmbjes po jo me gjasa të mëdha për t’u rikthyer në fushë.

Ndërkaq, Verrati dhe Kurzawa kanë lëndime edhe më të forta që do t’u pamundësojnë që të luajnë ndaj Atalantës.