14:39 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Del traileri i filmit të Bes Kallakut, do ju thyejë brinjët nga të qeshurat!

Minuta më parë doli traileri i filmit më të ri të Bes Kallakut, shkruan Indeksonline.

Filmi mban titullin “Falco”, dhe nga 20 nëntori do të shfaqet nëpër kinema.

Aty luajnë aktorë të njohur si: Besart Kallaku, Bleona Qerreti, Olsion Bylyku, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, e shumë emra të tjerë.

Besi përmes një postimi tha se “Falco” do ju thyejë brinjët nga të qeshurat.

Filmi është një pasqyrë e realitetit shqiptar, sjellë në mënyrën më komike.

Postimi i plotë:

“Pas me shum se 2 vite e gjysem pune, shum lodhjeje, sakrifice, ju premtoj se “Falco” do ju thyeje brinjet nga te qeshurat.
nje pasqyre e realitetit shqiptar, sjelle ne menyren me komike.
Ky, nuk eshte vetem filmi im, sepse nuk do isha ktu pa ndihmen dhe eksperiencen e gjithesecilit qe kam punuar gjate gjithe karrieres sime. Ky eshte filmi i Besit, i Top-Channel-it, i Portokallise, i te Dieles Shqiptare, i te gjithe juve qe me keni duartrokitur deri ktu.
I gjithe stafit dhe ekipit te filmit, i te gjithe aktoreve dhe atyre qe ndihmuan qofte edhe me nje gote uji”.
/Indeksonline/