75 Mall Live Search
22:31 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Del VIDEO e momentit të vrasjes së Klodian Rashës nga punjonjësi i policisë në Tiranë

Janë publikuar imazhet e para të ngjarjes në orët e para të 8 dhjetorit ku në zonën e Laprakës u vra 25-vjeçari Klodian Rasha.

Në emisionin “Uniko” në Klan Plus janë publikuar disa imazhe nga kamerat e sigurisë ku duket përballja e parë e Rashës me patrullën e policisë dhe më pas momenti i vrasjes.

Cilësia e videos nuk është shumë e qartë, por këto janë imazhet e para nga ngjarja që prej një jave ka tronditur vendin.