75 Mall Live Search
16:30 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Del video kur Laura Fazliu e rrëzon me “Ippon” xhudisten serbe, Obradoviq

Xhudistja jonë, Laura Falziu është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian U21, që po zhvillohet në Poreq të Kroacisë.

Laura ishte fantastike sot, pasi në gjysmëfinale e mposhti serben, Obratoviq me një “Ippon” plotë klas, shkruan IndeksOnline
Ky duel i takoi kategorisë 63 kilogram. Në finale, xhudistja jonë do të takohet me çeken, Renata Zachova.