Del videoja nga momenti kur Ronaldo refuzon të futet në lojë

Futbollisti Cristian Ronaldo, ka qënë emri më i përfolur gjatë javës së fundit.
Portugezi nuk kishte pranuar të futet në lojë në minutat e fundit në ndeshjen kundër Tottenhamit, ku më pas u largua drejt zhveshtores ende pa përfunduar takimi, shkruan IndeksOnline.
Ronaldo për këtë u ndëshkua nga trajneri Erik Ten Hag, ku nuk u ftua për ndeshjen kundër Chelseas, dhe u përjashtu edhe nga stervitja me ekipin e parë, por që në fund u arrit paqja mes tyre.
Pas një jave është publikuar një video përkatëse nga pankina e “djajve të kuq” në momentin kur Ten Haag i kërkon portugezit të futet në ndeshje.
Kështu ai i bën me shenjë Ronaldos, por numri 7 refuzon dhe pasi ka zbritur në fushë për t’u dhënë dorën lojtarëve që kanë dalë si zëvendësues, ai niset për në dhomën e zhveshjes në minutën e 87-të./IndeksOnline/