15:05 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Delawie i kundërpërgjigjet Thaçit: Shfuqizimi i Speciales e largon Kosovën nga Evropa dhe SHBA-ja

Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie ka kërkuar të mos shfuqizohet vendimi për Gjykatën Speciale. Ka thënë se nëse një veprim i tillë ndodhë, atëherë, Kosova do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, BE-së dhe SHBA-së.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!|, ka shkruar Delawie, në Twitter.

Ky reagim i Delawiet vjen vetëm një orë pas një shkrimit të Hashim Thaçit, i cili i quajti spekulime paralajmërimet e ambasadorëve se Kosova po izolohet në rast se shfuqizon Gjykatën Speciale./Indeksonline/