75 Mall Live Search
11:35 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Delawie i ofron përkrahje komunitetit LGBTI

Në Prishtinë,  u mbajtë për herë të parë “Parada e Krenarisë”, e cila kishte për qëllim largimin e paragjykimeve të shoqërisë për komunitetin LGBTI.

E këtë organizim e përkrahu Ambasadori i Shteteve të Bashuara të Amerikës, Greg Delawie, i cili mbajti një fjalim para të pranishmëve dhe më pas u bashkua me turmën për të festuar.

“Çfarë dite e bukur për të mbajtur paradën e krenarisë. Jam shumë i lumtur që po shohë kaq shumë njerëz këtu. Më duhet t’ju kerkojë falje për vonesën. Por gjithashtu dua që të gjithë ta dini se Ambasada e SHBA-së  qëndron me ju dhe gjithmonë do të iu përkrah”, tha Delawie.

Me një atmosferë festive, shumë qytetarë marshuan sot në Sheshin “Zahir Pajaziti”, duke bërë thirrje për më shumë dashuri dhe më pak urrejtje. Poashtu, duke kujtuar se shoqëria kosovare ka nevojë për diversitet./AktivPress