18:24 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Delawie: Kuvendi t’i emërojë tani tre gjykatës të Kushtetuesës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë (SHBA), Greg Delawie, ka kritikuar institucionet e Kosovës për vonesën e zgjedhjes së tre gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ tha se “politika nuk ka vend në Kushtetutë”.

“Nuk bën të ketë më vonesa: Kuvendi duhet të emërojë tre gjykatës të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë sundimin e ligjit”, tha Delawie./Indeksonline/

U.S Ambassador in Kosovo Greg Delawie reacts during an interview with The Associated Press on Wednesday Feb. 14, 2018, in Kosovo capital Pristina. Delawie said Kosovo needs to work on the rule of law, create a better economic environment to cut unemployment and normalize ties with Serbia as the main challenges ahead. (AP Photo/Visar Kryeziu)