Dele Alli i kthehet futbollit, fillon stërvitjen me këtë skuadër

Mesfushori anglez, Dele Alli, ka gjetur më në fund një skuadër pas largimit nga Evertoni.
Alli, ka filluar të stërvitet me skuadrën e sapoinkuadruar në Serien A, Comon.
Siç transmeton Fabrizio Romano, Alli do të nisë stërvitjet me Como në ditën e 26-të, të gjitha të planifikuara me klubin italian dhe trajnerin Cesc Fabregas.
🚨🔵 Dele Alli will start training with Como on day 26, all scheduled with the Italian club and coach Cesc Fabregas.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 16, 2024
Como hope he can prove his fitness and join the team, although is not guaranteed now and will depend on performances.
🏴 Dele was in attendance @ Como yesterday. pic.twitter.com/IceT77TXFH
Como shpreson se ai mund të provojë aftësinë e tij dhe t’i bashkohet ekipit, megjithëse nuk është i garantuar tani dhe do të varet nga performancat.
Anglezi, ishte mbrëmë i pranishëm në ndeshjen e Comos ndaj Romës.
Alli, deri tani ka qenë pjesë e Evertonit, por nuk ka arritur të tregonte formën e tij sikurse te Tottenhami, ku shihej si e ardhmja e futbollit anglez./IndeksOnline/