Dele Alli publikon pamjet spektakulare, ka një mesazh për atë që e sulmoi
Dele Alli ka qenë protagonist në ndeshjen çerekfinale të EFL Kupës kundër Arsenalit.
Në “Emirates”, ylli i Anglisë shënoi dhe asistoi për ta kualifikuar Tottenhamin në gjysmëfinale të Kupës.
Alli u sulmua nga një tifoz vendas duke u goditur me një shishe uji, shkruan Indeksonline.
Ai ka postuar fotografinë pak çaste para se shishja të godiste atë.
“Ka qenë ky moment kur ai e kuptoj se e djallosi punën”, ka shkruar Alli në fotografinë e postuar në Instagram ./IndeksOnline/