75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Delegacioni i Afrikës Qëndrore konfirmon se nuk e ka tërhequr njohjen

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ndërsa anëtarët u takuan me një delegacion nga Afrika Qendrore.

Është anëtarja e këtij komisioni, njëherit deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka shkruar për këtë vizitë në rrjetin e saj social Facebook.

Madje e njëjta ka shkruar se Afrika Qëndrore nuk e ka tërhequr njohjen, duke konfirmuar këtë lajm të mirë.

Ky është postimi i saj:

Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit për punë të Jashtme dhe Diasporë ku takuam delegacionin nga Afrika Qendrore i përbërë nga Benjamin Kaigama, kryetar i Komisionit për Pajisje dhe Komunikim në Kuvendin Kombëtar të Afrikës Qendrore.

Në këtë takim u konfirmua se Afrika Qëndrore nuk ka tërhequr njohjen, ashtu siç ishte bërë e ditur nga informacioni i dërgur nga Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Afrika Qëndrore ka njohur Republikën e Kosovës në vitin 2011.

Kjo është vizita e parë e Komisionit me delegacionin e Afrikës Qëndrore, ku u zotuam se bashkëpunimi në mes të dy vendeve do të vazhdojë në të ardhmen.