Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje i Kosovës për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se gjatë vizitës zyrtare janë pritur nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi Zv.ministër i Brendshëm.
“Në çdo takim kemi kërkuar mbështetjen e shtetit Maqedonas për anëtarësimin e Kosovës në gjithë mekanizmat ndërkombëtar”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Me ftesë zyrtare, Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aty u pritëm nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferi dhe Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës zyrtare jemi pritur nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi Zv.ministër i Brendshëm.
Në Ministrinë e Mbrojtjes me ministren e Mbrojtjes Sllavjana Petrovska.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth bashkëpunimit mes komisioneve homologe për shkëmbimin e përvojave dhe kontrollin demokratik mbi institucioneve e sigurisë.
Situata e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus mbi shtetin sovran të Ukrainës ishte preokupim i dy shteteve.
Poashtu në çdo takim kemi kërkuar mbështetjen e shtetit Maqedonas për anëtarësimin e Kosovës në gjithë mekanizmat ndërkombëtar.