75 Mall Live Search
15:48 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / indeksADMonline

Delegacioni i Kosovës niset për në Shtëpinë e Bardhë, Hoti tregon temën e diskutimit të sotëm

Delegacioni i Kosovës është nisur për në Shtëpinë e Bardhë, ku edhe do të zhvillohet takimi i parë me delegacionin serbe, me ndërmjetësim të zyrtarëve amerikanë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para mediave ka deklaruar se sot pritet të diskutohet për çështje ekonomike.

“Do të keni informacione sapo të përfundojmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk do të bëhet me Serbinë përveç njohjes, marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër”, tha Hoti, transmeton Indeksonline.

Në takim përveç Hotit, do të marrë pjesë edhe koordinatorin për dialogun, Skender Hyseni, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe zv/kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj./Indeksonline/