75 Mall Live Search
14:08 / E Premte, 26 Nëntor 2021 / B O

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës në asamblenë parlamentare të Frankofonisë

Ariana Musliu-Shoshi, Dimal Basha e Fridon Lala po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë në Tiranë.

Delegacioni nga Kosova ka njoftuar për temat që po diskutohen në sesionin e 33-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë.

“Nder i veçantë të jem pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë. Kjo asamble po zhvillon sesionin e 33-të në Tiranë🇦🇱.
Temat të cilat po diskutohen trajtojnë menaxhimin e krizës shëndetësore si pasojë e Covid-19, politikat antipandemike, dallimi midis diskursit shkencor dhe atij politik” shkruan Musliu-Shoshi në njoftim./Indeksonline/