Delegacioni i PDK-së merr pjesë në Kongresin e ALDE-s në Bruksel
Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës i përbërë nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, deputetja Eliza Hoxha dhe anëtarja e kryesisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka marrë pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane të Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) në Bruksel.


Në kuadër të aktiviteteve të këtij kongrese, deputeja Hoxha ishte paneliste në diskutimin e organizuar nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom me temën “Një Vizion i Përbashkët Liberal për Ballkanin Perëndimor”, së bashku me përfaqësues të tjerë të lartë të partive liberale nga rajoni dhe Bashkimi Evropian.

Hoxha theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, promovimit të transparencës dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët liberal për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Ndërkaq, Besa Kabashi-Ramaj, ishte folëse në Samitin e 10 vjetorit të iniciativës “Alliance of Her” në Bruksel, ngjarje prestigjioze që shënon një dekadë të lidershipit të grave në demokracitë liberale.

