75 Mall Live Search
15:35 / E Martë, 07 Tetor 2025 / S Z

Delegacioni i Prokurorisë Speciale në një vizitë zyrtare në Paris

Një delegacion i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokurori Blerim Isufaj, po qëndron në një vizitë zyrtare në Paris të Francës, me qëllimin forcimin e rritjes së bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Isufaj, i shoqëruar nga zëvendës kryeprokurori Valdet Gashi dhe prokurori nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar, Rafet Halimi, ka vizituar Prokurorinë franceze që merret me hetimin e krimit financiar, ku ka zhvilluar ndër të tjera, një takim me zëvendësprokurorin kombëtar financiar të Francës, Philippe Jaegle.

Gjatë takimeve, janë shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e hetimeve, me theks të veçantë në sekuestrimin e pasurisë së përfituar kundërligjshëm. Në këtë vizitë po marrin pjesë edhe hetues nga Njësia e Veçantë e Hetimeve të Policisë së Kosovës, dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës.